Pasi vizita e Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, tek Presidenti amerikan, Donald Trump, u ndërpre papritur pas një debati të ashpër në Zyrën Ovale, Zelensky reagoi.
“Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Presidentit të SHBA-së, faleminderit Kongresit. Ukrainës i duhet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë,” shkroi Zelensky në rrjetin social X.
Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë njoftoi se konferenca e përbashkët për shtyp u anulua, ndërsa Zelensky u largua më herët nga rezidenca presidenciale.
Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, incidenti ndodhi pasi Zelensky i tregoi Trumpit imazhe tronditëse të shkatërrimit në Ukrainë. Trump reagoi ashpër, duke e akuzuar Zelenskyn për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara./Gazetaere