Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka thënë Sky News, se Vladimir Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda pesë viteve për të testuar aleancën.
Por kur u pyet nëse Rusia mund të sulmojë brenda disa muajsh, Zelensky tha se nuk “besonte se [Putin] është gati”.
Zelensky tha gjithashtu se planet për anëtarët e NATO-s, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të GDP-së deri në vitin 2035 janë “shumë të ngadalta” – duke shtuar: “Ne besojmë se, duke filluar nga viti 2030, Putin mund të ketë aftësi dukshëm më të mëdha”.
“Sot, Ukraina po e pengon atë, ai nuk ka kohë për të stërvitur ushtrinë”, shtoi Zelensky.
Ushtarët e Rusisë sipas presidentit ukrainas “po shkatërrohen dhe zhduken të gjithë në fushëbetejë”.“Sidoqoftë, [Putin] ka nevojë për një pauzë, ai ka nevojë për heqjen e sanksioneve, ka nevojë për një ushtri të stërvitur. Dhe 10 vjet është një kohë shumë e gjatë. Ai do të ketë një ushtri të re gati [deri atëherë]”, shtoi lideri ukrainas.