Zelensky pas sulmit në Harkiv: Rusia nuk po hakmerret, kjo është terrorizëm i pastër

Pas sulmit të rëndë rus në qytetin Harkiv, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi duke dënuar sulmet si akte terrori kundër civilëve.

Sipas tij, bombat ajrore kanë pasur në shënjestër civilët dhe nuk kanë asnjë kuptim strategjik. “Kjo është terrorizëm i pastër, që po zgjat për më shumë se tre vjet luftë në shkallë të gjerë,” tha ai, duke shtuar:

“Nuk mund të injorohet kjo. Nuk mund të mbyllim sytë. Nuk është lojë – çdo ditë po humbasim njerëz vetëm sepse Rusia ndjen se është e pandëshkueshme. Duhet ta detyrojmë të bëjë paqe.”

Zelensky theksoi se këto nuk janë sulme hakmarrjeje, por një përpjekje për të zhdukur jetën në Ukrainë. Ai bëri thirrje për moszbutje të asnjë mase ndëshkuese ndaj Rusisë, si dhe për forcimin e presionit ndërkombëtar.

Presidenti ukrainas gjithashtu kërkoi ndihmë konkrete nga Shtetet e Bashkuara:

“Po punojmë për forcimin e mbrojtjes sonë kundërajrore. Kemi nevojë për sinjale pozitive dhe konkrete nga SHBA – akoma po presim përgjigje për ofertat tona për blerjen e sistemeve të mbrojtjes.”

Kategoritë
BotaLajme