Zelensky në një pamje ndryshe: Veshi kostum, ndonëse kishte thënë se do ta vishte “vetëm kur të mbarojë lufta”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tërhoqi vëmendje në darkën zyrtare të organizuar në pallatin mbretëror në Den Bosch nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima, në kuadër të samitit të NATO-s, duke u shfaqur për herë të rrallë me një kostum të zi elegant.

Në këtë darkë morën pjesë liderët shtetërorë dhe partnerët e tyre nga i gjithë aleanca e NATO-s. Por ajo që tërhoqi më shumë komente ishte pikërisht paraqitja e Zelenskyt, për shkak të deklaratave të mëparshme që kishte bërë në lidhje me veshjen e kostumit.

Gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë në mars, ai ishte pyetur nga një gazetar në Zyrën Ovale: “Pse nuk vishni kostum? A keni ndonjë të tillë?” Pyetja u shoqërua me të qeshura nga presidenti amerikan Donald Trump, zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe zyrtarë të tjerë.

Zelensky, pa u shqetësuar, ishte përgjigjur: “Keni ndonjë problem?” Më pas kishte shtuar: “Do të vesh kostum kur të përfundojë kjo luftë… ndoshta si i juaji, ndoshta edhe më i mirë.”

Disa muaj më vonë, rrjetet sociale nuk e lanë pa komentuar ndryshimin e tij.

“E veshi kostumin. Djalli e mori,” shkroi një përdorues.

“Veshi kostumin këtë herë. Shpresoj që amerikanët tani janë të kënaqur,” komentoi një tjetër.

Kjo ndryshim i imazhit ndodh në një moment delikat, pasi Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se gjatë samitit, Zelensky do të takohet me presidentin Trump, në mes të shqetësimeve në rritje për rolin e SHBA-së në ndërmjetësimin e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme