Zelensky dhe Trump u takuan, fituesi ishte Putin

Takimi mes Presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensky, dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte i tensionuar. Kjo situatë çoi në komente se pala fituese ishte Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e priti Presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit të tensionuar, debati i gjatë mes dy liderëve përpara kamerave u bë temë kryesore e diskutimeve.

Ndërsa Zelensky ankohej se administratat amerikane, përfshirë ato para Trump-it, nuk e kishin ndalur Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në takim ndërhyri Zëvendëspresidenti JD Vance, i cili u përgjigj: “Zoti President, fakti që keni ardhur në Zyrën Ovale për të ngritur këtë çështje para mediave amerikane, sipas mendimit tim, është mungesë respekti.”

FITUESI ISHTE PUTIN

Pas zhvillimeve, mediat botërore komentuan se fituesi ishte Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

U theksua se, pavarësisht mbështetjes së vendeve evropiane, Ukraina mbeti e vetme.

Kategoritë
BotaLajme