Zbuluan detaje: Spiunët izraelitë kanë qëndruar në Iran që nga viti 2010 dhe kanë pritur sinjalin për sulm

Mediat britanike zbulojnë se Izraeli ka pasur për vite me radhë operativë të vet në Iran, të cilët ndodhen në këtë shtet që nga viti 2010 si pjesë e përgatitjeve për sulme ndaj objekteve bërthamore dhe raketore.

Izraeli ka pasur agjentë të inteligjencës të shpërndarë nëpër gjithë Iranin, të cilët kanë hartuar planin dhe strukturën e objektit bërthamor në Natanz, para se ai të sulmohej dhe të shkatërrohej.

Sipas burimeve të inteligjencës izraelite, të cituara nga mediat britanike, agjentët janë infiltruar edhe në lokacione të tjera, përfshirë Isfahanin, Nurin, Mogdehin, Shariatin dhe Shahid Meisamin.

Roli kyç i këtyre agjentëve në terren ishte hartimi i objekteve që përdoren nga Korpusi i Gardës Revolucionare me fokus të veçantë në lokacionet ku qëndrojnë ekspertët iranianë të armatimit raketor dhe teknologjisë bërthamore.

Përveç likuidimeve dhe shkatërrimit të radarëve si dhe caqeve të tjera ushtarake, agjentëve izraelitë u atribuohen edhe një sërë sabotimesh, si zjarri në periferi të Teheranit, minimi i rezervuarëve të ujit të pijshëm dhe të tjera.

Kategoritë
BotaLajme