Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, raportohet se është dërguar me urgjencë në spital pasi është rrëzuar pas stërvitjes së së premtes.
Sipas raportimeve të Sky Germany dhe BILD, një helikopter i shpëtimit ajror ka ateruar në fushën stërvitore të Bayern Munichut, përpara se trajneri belg të transportohej me ambulancë drejt spitalit.
Kompany kishte pasur probleme shëndetësore edhe në fillim të javës, duke munguar në konferencat për media dhe në stërvitje për shkak të një infeksioni të rëndë viral.
