Ylli i Bayernit eci vetëm me boksera në rrugët e Mynihut të mbuluara me dëborë

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Nicolas Jackson, tërhoqi sërish vëmendjen e publikut, kësaj radhe me një veprim të pazakontë jashtë fushës.

Jackson publikoi në rrjetet sociale një video nga Mynihu, ku vendosi ta “festojë” dëborën në një mënyrë mjaft të pazakontë. Futbollisti senegalez u shfaq duke ecur nëpër rrugët e mbuluara me borë vetëm me boksera.

Ish-sulmuesi i Chelseat eci pa asnjë hezitim mbi dëborë, duke e shoqëruar postimin me një përshkrim:

“Kjo nuk është më diçka e re për mua, kjo dimër është pjesë e rutinës sime”, shkroi Jackson.

Senegalezi tregoi edhe një herë se di si të tërheqë vëmendje, edhe kur nuk është në fushën e lojës.

Këtë sezon ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë një asist në 22 ndeshje të zhvilluara me Bayernin, ku u transferua në formë huazimi njëvjeçar nga Chelsea.

Kategoritë
Sport