Kongresmeni amerikan: Jam i shqetësuar nga informacionet se pushteti në Serbi po përgatit dhunë ndaj qytetarëve

Kongresmeni amerikan: Jam i shqetësuar nga informacionet se pushteti në Serbi po përgatit dhunë ndaj qytetarëve

Kongresmeni amerikan dhe anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Joe Wilson, ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Serbi, duke i drejtuar një paralajmërim të ashpër autoriteteve në Beograd.

Wilson shkroi në platformën X se ka informacione shqetësuese për një përshkallëzim të mundshëm të dhunës ndaj qytetarëve.

“Ndërsa qytetarët e Serbisë po dalin në votime në një numër historik, jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se autoritetet potencialisht po përgatiten të përdorin dhunë kundër qytetarëve me qëllim pengimin e procesit zgjedhor. Sulme të tilla janë plotësisht të papranueshme. I bëj thirrje Serbisë të ruajë qetësinë”, deklaroi kongresmeni Wilson.

Reagimi i ligjvënësit amerikan vjen në një kohë tensionesh të larta politike gjatë ditës së zgjedhjeve në Serbi, e cila është shoqëruar me raportime të shumta për parregullsi, turma dhe incidente në vendvotime.

Më herët, shqetësim lidhur me incidentet dhe dhunën kanë shprehur edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, duke bërë thirrje për qetësi dhe ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Kategoritë
BotaLajme