Xhavit Haliti: Kurti dje doli fitues në raport me Vuçiqin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pranoi dje në Bruksel të nënshkruaj ‘planin evropian’ të Asociacionit.

Megjithëse pati dakoordim nga ana e Kosovës nga Serbia u refuzua sërish nënshkrimi.

Kështu deklaroi pas takimit, kryeministri Albin Kurti.

“Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të Agrmt Themelore, Aneksin dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin” deklaroi Kurti.

Në lidhje me çfarë ndodhi dje në Bruksel dhe si është parë qëndrimi i kryeministrit Kurti, ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Haliti tha se nga takimet e ditës së djeshme, Kurti, ka dalë fitues në raport me Vuçiqin por që të dy kanë ruajtur pozicionet e veta dhe s’kanë arritur asnjë marrëveshje.

“Kurti, dje në takimet e bëra ka kalë fitues në raport me Vuçic, por të dytë Kurti e Vuçiq kanë ruajtur pozicionet e veta të mëparëshme dhe s’është arritur asnjë marrëveshje”

Ai tha se pas kësaj situate të krijuar mbetet që presioni i BE-së të bjerë mbi Serbinë.

“Pas kësaj situate, mbetet që presioni i BE të bjerë mbi Vuçiq i cili insiston në mosnjohjen e integritetit territorial të Kosovës, mosnjohjen e marrëveshjeve të nënshkruara, por insiston që menjëherë të zbatohet marrëveshja e pa ndryshuar për Asociacionin e nënshkruar në vitin 2013, duke mos i njohur propozimet e Gjykates Kushtetuese.Draft Statutin e propozuar nga BE e ka pranuar por, meqë s ka pasë pajtushmëri të dyanëshme, situata vazhdon të jetë e paqartë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen” deklaroi Haliti për “Gazeta Blic”.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi pas takimeve se Kurti dhe Vuçiq nuk ishin të gatshëm që të pajtohen për ‘Marrëveshjen Bazë.’

Ai po ashtu ka thënë se synojnë t’i afrojnë palët edhe drejt marrëveshjes, përfshirë edhe Asociacionin.

“Dhe veprimet terroriste që i kemi dënuar sërish që sot jemi takuar me kryeministrin Kurti dhe pastaj me presidentin Vuçiq për të diskutuar për situatën dhe për të shpjeguar se rruga e vetme përpara është normalizimi përmes dialogut dhe se BE kërkon normalizim marrëdhëniesh midis dy vendeve dhe kemi pasur një pengesë të madhe që ka të bëjë me formimin e Asociacionit në Kosovë dhe në mënyrë që t’i afrojmë palët drejt një marrëveshje, ne propozuam në propozim të balancuar, evropian për Asociacionin dhe insistuam te palët që të marrin këtë rast që do të ishte hap i madh përpara” deklaroi Borrel raporton Gazeta Blic.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi