Xhamia e parë e Athinës hap dyert për besimtarët

Deri më sot, gjysmë milioni besimtarë myslimanë në qytet u detyruan të përdorin bodrume të errëta dhe vende jo-sanitare për t’u takuar dhe kryer namazet.

Xhamia e parë e Athinës që nga shekulli i 19-të të hënën më në fund hapi dyert për besimtarët myslimanë, njoftuan mediat lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Athina deri tani ka shkaktuar reagime dhe debate si kryeqyteti i vetëm i Bashkimit Evropian që i mungon një xhami.

Imami i parë i xhamisë është Zaki Mohammed, 49-vjeçar, një qytetar grek me origjinë marokene, bëri të ditur e përditshmja greke “Ekathimerini”.

Lutjet përuruese të xhamisë u mbajtën nën masat e distancës sociale për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në Greqi, si në pjesën më të madhe të Evropës.

Vendimi për të ndërtuar xhami në Athinë u bë për herë të parë në vitin 2006, me një buxhet prej 887 mijë euro (1,04 milion dollarë), por pengesat burokratike, protestat nga grupe të ekstremit të djathtë dhe sfida ligjore bllokuan procesin.

Deri më sot, gjysmë milioni besimtarë myslimanë në qytet u detyruan të përdorin bodrume të errëta dhe vende jo-sanitare për t’u takuar dhe kryer namazet, tha për AA në vitin 2017, Ibrahim Serif, myftiu i zgjedhur i Komotini në Thrakinë Perëndimore.

Turqia ka dënuar prej kohësh shkeljet greke të të drejtave të pakicës myslimane dhe turke, nga mbyllja e xhamive dhe lejimi që të prishen xhami historike, deri në refuzimin e njohjes së zgjedhjes së myslimanëve nga myftinitë e tyre.

Këto masa shkelin Traktatin e Lozanës së vitit 1923 si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR), duke e bërë Greqinë një shtet që shkel ligjin, theksojnë zyrtarët turq.

Kategoritë
BotaLajme