Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale në tetor.
Sipas VV-së, “në mbledhjen e mbajtur sot kryesia e qendrës, drejtuar nga kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, deputeti Armend Muja, vendosi unanimisht që të mbështesë kandidaturën e Faton Pecit nga Partia Guxo për kryetar të komunës”.
Faton Peci, sipas VV-së është “një prej ministrave më të suksesshëm të Qeverisë Kurti, i cili ka sjellë investime dhe reforma të thella në bujqësi, zhvillim rural dhe përkrahje për fermerët në çdo cep të vendit”.