“Vuçiqi s’e fut dot ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi”

“Vuçiqi s’e fut dot ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi”

Gazetarja Esmeralda Mulaj, gjatë një debati televiziv, tha se Aleksandar Vuçiqit në këto momente i intereson tensioni me Kosovën, pasi ai e ka dominuar skenën politike në Serbi përmes nacionalizimit.

Sipas saj, deklaratat e tij për Kosovës janë retorikë për votat e brendshme, pasi aktualisht ka probleme që nuk po i mbulon dot as me nacionalizëm.

“Vuçiqit do t’i interesonte shumë në këto momente tensioni me Kosovën se e ka dominuar jetën politike në Serbi me nacionalizmin. Është i vetmi që nuk e lëshon Kosovën, ndaj bën deklarata provokuese për politike se e di që Kosovën e ka të humbur, e di që nuk mund të bëjë asgjë më shumë se ajo që bëri në Banjskë ushtrinë se fut dot në Kosovë se është NATO-ja, se për 30 sekonda bombardohet Beogradi”.

“Bën retorikë për votat e brendshme, se ka shumë probleme të brendshme që nuk i mbulon dot me nacionalizëm”, tha ajo në Euronews Albania.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova