Numri i kërkesave për azil në Gjermani ka rënë ndjeshëm, niveli më i ulët në 14 vitet e fundit

Numri i kërkesave për azil në Gjermani ka rënë ndjeshëm, niveli më i ulët në 14 vitet e fundit

Numri i kërkesave për azil në Gjermani ka shënuar një rënie të fortë, duke arritur nivelin më të ulët të 14 viteve të fundit, tregojnë të dhënat e Ministrisë Federale të Brendshme.

Deri më 25 shtator të këtij viti janë paraqitur 3.345 kërkesa të para për azil. Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër ishte 9.126, që përfaqëson një rënie prej rreth 65 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2012 numri i përgjithshëm i këtyre kërkesave ishte 64.539.

Ministri federal i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, i cilësoi këto rezultate si një sukses të madh të politikës së tij. Në një deklaratë për gazetën gjermane BILD, Dobrindt tha se këto shifra janë rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të kursit në politikën e migracionit.

“Me kontroll, drejtim të qartë dhe qëndrim të vendosur po e reduktojmë ndjeshëm emigracionin masiv. Po ua lehtësojmë ndjeshëm barrën komunave tona”, deklaroi Dobrindt.

Ai shtoi se në samitin e sotëm për migracionin në Mynih, ku marrin pjesë ministra të Brendshëm dhe të migracionit nga vendet e Bashkimit Evropian, po diskutohet edhe për zbatimin më konsekuent të këtij kursi në nivel evropian.

Dobrindt tani synon që këtë qasje ndaj migracionit ta shtrijë në të gjithë Evropën. Në “Takimin e dytë të Mynihut për migracionin” janë mbledhur 17 ministra evropianë të Brendshëm.

Pas rezultateve të para në kufizimin e migracionit, fokusi kryesor tani është te deportimet dhe kthimet.

Ministrat pritet të diskutojnë për forcimin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së dhe për kthimin më të shpejtë të migrantëve në vendet e tyre të origjinës.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova