Vrasja e kosovarit në Belgjikë, rrëfehet familja: Sulmuesi kreu aktin para gruas dhe fëmijëve, para shtëpisë së tyre

I riu nga Prishtina, Shpëtim Ajvazi u ekzekutua për vrasje mbrëmjen e së dielës para djalit dhe nipit të tij, në Belgjikë.

Ai u qëllua për vdekje nga një shtetas italian.

Gjithë ngjarja ndodhi para shtëpisë së kosovarit, derisa ky i fundit ishte duke parkuar makinën e tij.

I lënduar rëndë është edhe nipi i tij (djali i motrës), me të cilin punon bashkë në ndërtimtari.

Gjithë ngjarja shokuese u pa edhe nga bashkëshortja dhe djali i viktimës, të cilët poashtu ishin në rrezik për jetën.

Kategoritë
BotaLajme