Von Cramon i quajti sulme të pista të orkestruara nga robotë qeveritar, i reagon Kryeziu: Mos mbështetni teoritë konspirative ndaj një qeverie demokratike

Një fushatë linçuese u tha se është nisur në internet kundër Gjorgje Bojoviq, këshilltar i raportueses për Kosovën në Parlamentin Evopian, Viola von Cramon.

Bojoviq ka bërë të ditur se përmes një numri postimesh, kryesisht nga Kosova, ka filluar një fushatë e koordinuar online kundër tij, ku thuhet se ai i ka mohuar krimet e kryera në vitet ’98-’99 dhe se nuk është i përshtatshëm të jetë këshilltar i Viola von Cramonit, “si spiun rus/agjent serb”.

E një gjë e tillë ka shkaktuar reagime të shumta në plaftormën “X”.

 

Madje në këtë gjë u përfshi edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se se “Ky linçim i organizuar kundër aktivistëve të shoqërisë civile në Kosovë dhe miqve të Kosovës nëpër rrjetet sociale është i papranueshëm. Është cenim i fjalës së lirë dhe vlerave mbi të cilat jemi përkushtuar të ndërtohemi si shoqëri”.

E raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon e falënderoj ish-presidenten Jahjaga për siç tha ajo “fjalët tuaja të qarta”.

Por kjo deklaratë e saj shkaktoi edhe reagimin e Qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i kësaj qeverie, Përparim Kryeziu në “X” i ka reaguar eurodeputetes Von Cramon.

 

Kryeziu ka shkruar se i mohojnë akuzat e bëra nga eurodeputetja.

“Qeveria jonë kurrë nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihej në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar trollët në internet. Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon,  me të cilën ne komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar Kryeziu.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi