Presidentja Vjosa Osmani ka përgëzuar Nëntogeren Vesa Ibrahimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila është bërë gruaja e parë jashtë SHBA-së që diplomon në Ranger School – një nga trajnimet më të vështira të Ushtrisë Amerikane, raporton GazetaBlic.
Osmani e quajti këtë një arritje historike për FSK-në, Kosovën dhe për çdo vajzë që synon t’i shërbejë vendit.
Postimi i plotë:
Një kapitull i ri i shkruar me guxim dhe përkushtim! 🇽🇰🇺🇸
Nëntogere Vesa Ibrahimi, oficere e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hyrë në histori si gruaja e parë nga jashtë Amerikës që ka diplomuar ndonjëherë në Ranger School, një nga trajnimet më sfiduese dhe prestigjioze të Ushtrisë Amerikane.
Kjo arritje e jashtëzakonshme është fitore për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për shtetin tonë, si dhe për çdo vajzë që ëndërron t’i prijë rrugës së shërbimit ndaj atdheut.
Urime, Nëntogere Ibrahimi! Kosova është krenare me ty dhe me të gjitha vajzat dhe djemtë tanë në uniformë!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1265438671607336&set=a.274428680708345&type=3&ref=embed_post