Viola von Cramon i reagon Vuçiqit: Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha të premten se Serbia mund të dalë nga Këshilli i Evropës (KiE) në rast se Kosova pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare.

Von Cramon, përmes një postimi platformën “X”, shkruan se sigurisht që Serbia nuk do të largohet nga kjo organizatë.

“Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022. /Reporteri.net/.

Kategoritë
LajmeVendi