Vetëm gjatë vitit 2024, 1 mijë e 671 çifte i dhanë fund martesës së tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri më i madh i shkurorëzimeve gjatë vitit që shkoi, u shënua në muajin shtator, ku 152 çifte u shkurorëzuan.
Numër më i vogël u regjistrua në mars, ku 149 çifte vendosen t’i ndajnë rrugët.
E prilli shënon numrin më të vogël të shkurorëzimeve gjatë këtij viti, pasi u regjistruan vetëm 114 raste të shkurorëzimeve.
Ndërkaq në nentor 121 çifte i dhanë fund martesës së tyre, pasuar nga dhjetori gjatë të cilit u shkurorëzuan 142 çifte./Indeksonline/
