Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit, transmeton Gazeta Metro.
Szunyog ka thënë e kjo është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog.