Drejtuesit e Beşiktaş-it kanë marrë një vendim të papritur lidhur me të ardhmen e futbollistit nga Kosova, Milot Rashica. Klubi planifikon të ndahet me Rashicën nëse arrin një ofertë e përshtatshme për të.
Mund të ndahen rrugët
Futbollisti, i cili ka edhe dy vite kontratë me klubin, ka një vlerë aktuale tregu prej rreth 6.5 milionë euro. Në sezonin e kaluar, Rashica luajti në 41 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 12 asistime. Në rast se Beşiktaş pranon një ofertë të favorshme për të, ndarja me lojtarin mund të realizohet.