Rezultati e ngjiti Fenerbahçen në vendin e 16-të në renditje, me tetë pikë nga pesë ndeshje ndërsa Shakhtari zbriti në vendin e 26-të me katër pikë.
Fenerbahçe mbrëmë ka siguruar fitoren 1-0 ndaj Shakhtar Donetskut në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës, në ndeshjen e pestë të fazës së ligës në UEFA Ligën e Kampionëve, falë golit të Vedat Muriqit të shënuar në pjesën e dytë, raporton Anadolu.
Skuadra turke kaloi në epërsi që në minutën e 18-të, kur Muriqi e dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje që u kthye nga shtylla, por goli u anulua pas rishikimit nga sistemi i video asistencës të gjyqtarit (VAR), për shkak të një fauli të sulmuesit kosovar ndaj kapitenit të Shakhtarit, Mykola Matviienko.
Fenerbahçe iu afrua sërish golit në minutën e 41-të, kur portieri Dmytro Riznyk bëri një pritje të shkëlqyer me majat e gishtave, duke ndalur goditjen e Oguz Aydin-it drejt këndit të poshtëm të portës. Muriqi më në fund zhbllokoi rezultatin në minutën e 56-të, duke dërguar në rrjetë topin e kthyer pas pritjes së portierit Riznyk ndaj goditjes së Mason Greenwood-it.
Skuadra mysafire turke pati mundësinë të dyfishonte epërsinë në kohën shtesë, por zëvendësuesi Romelu Lukaku nuk arriti të shënonte në një rast një kundër një në minutën e 92-të, pasi Riznyk arriti të mbrojë goditjen e tij nga afër.
Kjo fitore shënoi suksesin e parë të “Kanarinave të Verdha” në transfertë në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve pas 22 vitesh, që nga fitorja ndaj Sparta Pragës në nëntor të vitit 2004.
Rezultati e ngjiti Fenerbahçen në vendin e 16-të në renditje, me tetë pikë nga pesë ndeshje ndërsa Shakhtari zbriti në vendin e 26-të me katër pikë.