Rüdiger mbron Mbappén: A duhet t’i kërkoj një lojtari me 100 gola të bëjë punën time?

Rüdiger mbron Mbappén: A duhet t’i kërkoj një lojtari me 100 gola të bëjë punën time?

Antonio Rüdiger ka dalë në mbrojtje të yjeve të Real Madridit, të cilët shpesh kritikohen për kontributin e tyre në fazën defensive.

Ai ka marrë si shembull Kylian Mbappén dhe numrin e golave që francezi ka shënuar për madrilenët.

“A duhet t’i them një lojtari që ka shënuar 100 gola për Real Madridin në dy vite, si Kylian Mbappé, që të bëjë punën time? Nuk ka kuptim”, deklaroi mbrojtësi gjerman në një intervistë për ‘The Athletic’.

Rüdiger rikujtoi gjithashtu periudhën kur në sulmin e Real Madridit luanin Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, duke theksuar se skuadra kishte arritur suksese të jashtëzakonshme edhe pa qenë e nevojshme që të gjithë sulmuesit të përqendroheshin te detyrat defensive.

Kategoritë
LajmeSport