Vdes shtatë vjeçarja sulmohet nga qentë endacak teksa po kthehej nga kursi

Vdes shtatë vjeçarja sulmohet nga qentë endacak teksa po kthehej nga kursi

Një shtatëvjeçare ka vdekur pasi është sulmuar nga qentë endacakë teksa po kthehej në shtëpi nga kursi i muzikës.

Margarita Kanorskaya, vajza e një oficeri ushtarak të dekoruar nga Vladimir Putin, u zu në pritë në një korsi të ngushtë në rajonin TransBaikal të Rusisë dhe nuk kishte asnjë mënyrë për të shpëtuar.

Veshjet e vajzës, duke përfshirë një dorezë të kuqe, ishin të shpërndara në dëborë. Policia largoi qentë për t’iu afruar trupit të saj, i cili ishte tërhequr zvarrë.

Vajza ishte fëmija i vetëm i pilotit të dekoruar të forcave ajrore, major Anton Kanorsky, i cili u nderua personalisht nga Vladimir Putin për trimërinë në Siri.

Gruaja e tij, një mësuese, u dërgua me urgjencë në spital nga tronditja pas sulmit fatal ndaj fëmijës, shkruan Mirror.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova