Vazhdojnë festimet në Damask pas rrëzimit të regjimit së Partisë Baath

Populli sirian vazhdon të festojë pas rrëzimit të Partisë Baath dhe regjimit të presidentit të rrëzuar sirian, Bashar Asad

Njerëzit në Siri, ku përfundoi sundimi 61-vjeçar i Partisë Baath, vazhdojnë të festojnë në kryeqytetin Damask Populli sirian vazhdon të festojë pas rrëzimit të Partisë Baath dhe regjimit të presidentit të rrëzuar sirian, Bashar Asad.

Në sheshin ‘Umayyad’ në qendrën e kryeqytetit sirian, njerëzit festojnë me këngë dhe autokolona makinash.

Pas një periudhe qetësie relative, përleshjet midis forcave të regjimit të Asadit dhe grupeve kundër regjimit shpërthyen përsëri më 27 nëntor në zonat periferike në perëndim të Alepos, respektivisht në qytetin kyç në Sirinë veriore.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, forcat opozitare kanë kryer një ofensivë të rrufeshme, duke marrë kontrollin e qyteteve kyçe dhe më pas, të dielën, edhe kryeqytetin Damask.

Përparimi i shpejtë, i mbështetur nga njësitë e ushtrisë që dezertuan, çoi në rënien e regjimit të Asadit pas 13 vitesh lufte civile.

Asadi dhe familja e tij ikën në Moskë ku Rusia u dha atyre azil.

Kategoritë
BotaLajme