Pas namazit të xhenazes, Mohsen Fakhrizadeh u varros pranë turbesë Imamzadeh Saleh në Teheran.
Varroset në kryeqytetin Teheran të Iranit shkencëtari bërthamor Mohsen Fakhrizadeh, i cili humbi jetën si pasojë e një atentati në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e varrimit të zhvilluar në Ministrinë iraniane të Mbrojtjes për Fakhrizadeh morën pjesë familja e tij, ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Hatami, ministri i Planifikimit Urban, Mohammad Eslami, Kreu i Institucionit të Energjisë Atomike, Ali Akbar Salehi, Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, Komandanti i Forcave Quds Esmail Ghaani, deputetë dhe politikanë.
Pas namazit të xhenazes, Fakhrizadeh u varros pranë turbesë Imamzadeh Saleh në Teheran.
Ministri iranian i Mbrojtjes, Hatami, në një fjalim të mbajtur në ceremoni tha se atentatin nuk do ta lënë pa përgjigje.