Valë e nxehti përfshiu Evropën: temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius, lëshohen paralajmërime

Valë e nxehti ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës, dhe sipas parashikimeve të meteorologëve temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius. Për këtë arsye janë lëshuar një sërë paralajmërimesh shëndetësore dhe mjedisore.

Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja përjetuan kushtet ekstreme të motit gjatë fundjavës, dhe ky prirje do të vazhdojë edhe sot.

Parashikohet që në Romë dhe Madrid temperatura të arrijë 36 gradë Celsius, ndërsa në Athinë e Napoli të jetë 35 gradë.

Në Lisbonë priten 34 gradë Celsius, në Zagreb 33, në Paris 32, dhe në Londër 31 gradë Celsius.

Në disa rajone të Spanjës temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius, raporton “The Guardian”.

Në Itali, të dielën 27 qytete ndodheshin në gjendje të lartë gatishmërie për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Në Francë, 84 nga 96 departamente kontinentale janë në nivelin e dytë më të lartë të gatishmërisë portokalli për shkak të valës së nxehtësisë.

Kategoritë
BotaLajme