Shefi i shtabit “aprovoi planet operacionale për fazat pasuese të manovrës tokësore”, tha ushtria, pa dhënë detaje të mëtejshme
Shefi ushtarak i Izraelit miratoi sonte planet operative për të vazhduar operacionin tokësor në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
“Herzi Halevi, shefi i shtabit, mbajti një seancë sot (e mërkurë) për të miratuar planet për fazat pasuese të luftimeve në selinë e Komandës Jugore”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.
Halevi “aprovoi planet operacionale për fazat pasuese të manovrës tokësore”, tha ushtria, pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Ne e dimë se çfarë duhet bërë dhe jemi gati për hapin tjetër”, citon deklarata të ketë thënë Halevi.
Nga ana tjetër, e përditshmja lokale Yedioth Ahronoth citoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant të ketë thënë: “Forcat e ushtrisë në ajër, në tokë dhe në det janë gati të rifillojnë luftimet menjëherë”.