Ushtria izraelite: Irani ka lëshuar raketa të reja, po shkojnë drejt Izraelit

Izraeli para dy netësh kreu një sulm ajror të gjerë ndaj më shumë se 100 objektivave në Iran, përfshirë kompleksin bërthamor të Natanzit, objekti kryesor për pasurimin e uraniumit në Iran. Gjatë ditës, u goditën edhe dy objekte të tjera bërthamore.

Sulmi është pjesë e një operacioni ushtarak të quajtur “Luani ngrihet” (Rising Lion), që sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka për qëllim “neutralizimin e kërcënimit ekzistencial” që paraqet programi bërthamor iranian.

Mbrëmë, Irani u përgjigj me një sulm ndaj Izraelit. Shpërthime u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem. Menjëherë pas kësaj, edhe Izraeli sulmoi Iranin. Shkëmbimi i zjarrit po vazhdon edhe sot.

Kategoritë
BotaLajme