Ushtarët izraelitë publikuan imazhet duke keqtrajtuar një fëmijë palestinez

Në rrjetet sociale u shpërndanë momentet kur ushtarët izraelitë ndaluan fëmijën palestinez të quajtur Majid Melhem duke i lidhur duart dhe sytë

Ushtarët izraelitë publikuan imazhe të një fëmije palestinez të cilin e mbajtën dhe e keqtrajtuan në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtarët izraelitë bastisën shtëpinë e familjes Melhem në lagjen Davud të qytetit Qalqilya në Bregun Perëndimor.

Në rrjetet sociale u shpërndanë momentet kur ushtarët izraelitë ndaluan fëmijën palestinez të quajtur Majid Melhem duke i lidhur duart dhe sytë.

Ndërsa thuhej se gjatë bastisjeve u arrestuan 10 palestinezë si dhe një fëmijë palestinez, imazhet u shpërndanë me këngën “Harbu Darbu (sulm lufte)”, e cila përfshinte shprehje fyese dhe të dhunshme ndaj palestinezëve.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, 531 palestinezë u vranë nga sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitët që uzurpuan këto vende që nga 7 tetori ndërsa forcat izraelite arrestuan 3.009 palestinezë, mes të cilëve 635 fëmijë.

Kategoritë
BotaLajme