UNDP: Mbi 90% e qytetarëve të shqetësuar me rritjen e çmimeve, 44% blejnë më pak produkte ushqimore

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar Analizën e Pulsit Publik: “Shqyrtimi i dinamikës së varfërisë së amvisërive përballë inflacionit”, raporton Ekonomia Online.

Nuno Queiros nga UNDP në Kosovë, tha se rritja e inflacionit dy vjetët e fundit ka thelluar varfërinë në Kosovës, sipas tij, më të prekurit nga inflacioni janë familjet e cenuara.

Ai tha se nga të dhënat e gjetura në këtë raport tregohet se në vitin 2021 janë shpenzuar 200 euro në produkte, këto shpenzime për këto produkte deri në vitin 2023 janë rritur në mbi 50 për qind.

“Në kuadër të programit për pulsin publik kemi përgatitur një dokument, dëshmi nga tereni që tregon për inflacionin, kjo mendoj është shumë e duhur që ofron rekomandime që mund të merren si kundër masa. Rritja e krizës ka prekur konsumatorët më të cenueshme. Ne dhjeto të vitit 2022, inflacioni ka arritur 19.4 për qind në Kosovë dhe më të prekurit janë ata më ardhura të ulëta. Inflacioni ka prekur shumë familje në Kosovë. Mw herët nuk ka pasur të dhëna për këtë. Varfëria në krahasim me vitin 2021 është thelluar. Inflacioni ka ndikuar edhe në gjendjen emocionale”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi