Ukrainasit ia bënë vetes me përplasjen në Zyrën Ovale, thotë emisari amerikan për Ukrainën

Emisari amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, duke folur në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington, foli për vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, duke zbuluar disa nga përgatitjet prapa skenave.

“Kjo ishte një ndër ato, shumë sinqerisht… ata ia bënë vetës, ukrainasit”, tha ai, duke shtuar se do të japë pak sfond, shkruan The Guardian

Ne folëm me Presidentin Zelensky para atij takimi, ishin 13 senatorë amerikanë… thamë, në rregull, kjo është si menaxhimi i skenës [si do të organizohet]. Kjo është çfarë doni të thoni. Në thleb, do të shkonte [kështu]: hyni, ne kemi një marrëveshje për metalet e çmuara, ju do të nënshkruani marrëveshjen, do të hani drekë, do të keni një konferencë shtypi, do të dilni, do të vini në skenë dhe jeni gati për të shkuar”, tha ai.

“Çfarë ndodhi? [Ajo] u bë një konferencë shumë luftarake që vazhdoi për pothuajse, 50 minuta, që i kapi të gjithë në befasi… he unë mendoj se ajo që ndodhi është se ata thanë, Prisni një sekondë, kjo nuk është ajo që ne menduam se do të ishte. Ju nuk negocioni diskutimet e paqes në publik. Ju nuk përpiqeni të sfidoni Presidentin e Shteteve të Bashkuara në Zyrën Ovale. Në fakt, ju duhet të qëndroni me mua dhe jo me rusët. Dhe ai ishte paralajmëruar. Nuk është se presidenti Zelenskyy nuk ishte i vetëdijshëm se kjo është ajo që ne donim nga ukrainasit që në thelb të shkonin këtu…Kështu që unë nuk e fajësoj aspak Presidentin e Shteteve të Bashkuara”.

Kategoritë
BotaLajme