“Kapiteni raporton se i gjithë ekuipazhi është i sigurt dhe nuk ka pasur ndikim mjedisor. Tankeri do të vazhdojë drejt portit të radhës”, tha Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar.
Një tanker i gazit të lëngshëm të naftës (LPG) u godit të hënën nga “copëza predhash të panjohura” në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), transmeton Anadolu.
“Kapiteni raporton se i gjithë ekuipazhi është i sigurt dhe nuk ka pasur ndikim mjedisor. Tankeri do të vazhdojë drejt portit të radhës”, tha UKMTO-ja.
“Autoritetet po kryejnë hetime”, tha qendra në një deklaratë në rrjetin social amerikan X, duke u bërë thirrje anijeve që kalojnë nëpër ngushticë të tregojnë kujdes dhe të “raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë”.
Nuk u dhanë menjëherë detaje të tjera.
Incidenti shënon raportimin e dytë të tillë të publikuar të hënën nga UKMTO-ja për Ngushticën e Hormuzit.









