U dënua me 3 vite e 8 muaj burg, reagon Lekaj: E drejta do të dal shumë shpejt në shesh

Gjatë ditës së sotme Gjykata e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Lekaj.

Ai ka thënë se e drejta do të dal shumë shpejt në shesh.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi”! Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL’’ka thënë Pal Lekaj.

Më tutje Lekaj ka thënë se kundërshtarëve të mi politikë u them të mos gëzohen para kohe

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi