U asfiksuan pas djegies së një kolltuku, humbin jetën tragjikisht burrë e grua në Rehovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se një çift bashkëshortësh janë gjetur pa shenja jete në Rehovec.

Autoritet dyshojnë se çifti ka humbur jetë si pasojë e një asfiksimi, pas djegies së një kolltuku në banesë.

Policia dyshon se zjarri ka nisur nga një shkëndijë në një prej prizave elektrike.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”.

Kategoritë
LajmeVendi