“Turqia ka qenë vazhdimisht në solidaritet me Shqipërinë dhe shqiptarët”

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, realizoi një takim me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, në ambientet e këtij institucioni, dhe më pas inspektuan punimet në kantierin e ndërtimit të spitalit

Punimet për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit, i cili ndërtohet me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë, vazhdojnë prej disa javësh, ndërkohë, kantieri është vizituar nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe drejtues të Bashkisë së Fierit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori Yörük realizoi një takim me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, në ambientet e këtij institucioni, dhe më pas inspektuan punimet në kantierin e ndërtimit të spitalit.

Në një prononcim për mediat pas vizitës në kantier, ambasadori Yörük, duke iu referuar vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Turqi në fillim të janarit dhe deklaratës së përbashkët për Këshillin e Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, tha se “Mund të them që kjo vizitë nga pikëpamja e marrëdhënieve mes dy shteteve është shumë e rëndësishme”.

“I shpreha falënderimet e veçanta ambasadorit dhe nëpërmjet ambasadorit qeverisë turke dhe padyshim presidentit Erdoğan për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Shqipërisë, sidomos në këto kohë të vështira që ne po kalojmë për shkak të tërmetit dhe për shkak të pandemisë. Sigurisht, shembulli më kuptimplotë i kësaj ndihme të madhe është financimi dhe dhurata që po i bëhet Shqipërisë dhe veçanërisht gjithë trevës tonë për ndërtimin e këtij spitali të mrekullueshëm rajonal”, u shpreh kreu i Bashkisë së Fierit.

Ai theksoi më tej se “Edhe në emër të gjithë qytetarëve të Fierit dua ta falënderoj publikisht qeverinë turke, presidentin Erdoğan për gjithë këtë vepër fantastike që po ndërton që shumë shpejt do të jetë një ndihmë e madhe për të gjithë banorët”.

Kujtojmë se ndërtimin e një spitali në Fier e premtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Turqi, ndërkohë, punimet po realizohen nga kompania YDA Group.

Kategoritë
BotaLajme