Turqia dënoi veprimet e Milorad Dodikut: Veprimet e njëanshme rrezikojnë stabilitetin.

“Türkiye gjithmonë ka theksuar mbështetjen e saj të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”, tha Ministria e Jashtme turke.

Türkiye ka theksuar mbështetjen e fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) si dhe ka deklaruar se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në vend është i mundshëm me “ndjesi të përbashkët dhe përmbajtje”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes tha se zhvillimet pas vendimit të gjykatës kundër kreut të entitetit Republika Sërpska në BeH, Milorad Dodik, u ndoqën “nga afër dhe me shqetësim”.

“Türkiye gjithmonë ka theksuar mbështetjen e saj të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Bosnjë e Hercegovinë është i mundur vetëm duke vepruar me ndjesi të përbashkët dhe përmbajtje”, tha ministria turke.

Më tej thuhet se është e rëndësishme të shmangen veprimet dhe diskurset e njëanshme që mund të dëmtojnë stabilitetin në vend dhe të kërkohen zgjidhjet e problemeve me dialog dhe konsensus.

Ministria gjithashtu tha se Türkiye në të ardhmen do të vazhdojë të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për paqen dhe mirëqenien e Bosnjë e Hercegovinës, siç ka bërë edhe në të kaluarën.

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e dënoi Dodikun me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë politike për “mos respektim të vendimeve të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë”.

Kategoritë
BotaLajme