Turqi, studentët shqipëtar lansojnë videon ”Moj e bukura Shqipëri”

Grupi studentor “Platforma Shqiptart“ , i cili përbëhet me studentët shqipëtarë që studiojnë në Turqi kanë realizuar një video për nder të 28 Nëntorit, shkruan Gazeta e Re

Videoja është përgatitur me studentët shqipëtar të  cilët citojnë vargjet e këngës  ”Moj e bukura Shqipëri” një ndër këngët më të njohura të këngëtares shqipëtare Vaçe Zela

” Valët e detit shkumojnë plot dallgë, bashkë me shokët në breg kemi dalë.Sa kemi mall s’ka deti valë, o moj e bukura Arbëri. Shikojmë nga larg, mendojmë për ty, o moj e bukur Shqipëri. ” është njëra ndër vargjet e kësaj kënge ku autorja ka shprehur dashurinë dhe mallin ndaj atdheut dhe për këtë arsye është përzgjedhur nga studentët të grupit “Platforma Shqiptart“

“Platforma Shqiptart“ është një grup studentor që është formuar me qëllim të bashkojë studentët në Turqi dhe t’a shprehin dashurinë ndaj atdheut përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore të cilët i realizojnë me vetë-financim.

Deri më tani ata kanë arritur të mbledhin 800 studentë aktiv dhe karakteristika kryesore e këtij grupi është që nuk udhëhiqet nga ndonjë kryetar por të gjitha vendimet i marrin së bashku duke diskutuar në mes të grupit dhe kjo tregon një shembull të mirë të bashkëpunimit shqipëtar./Gazetaere/V.P

Kategoritë
KulturëLajme