Trump thotë se nëse vjen në pushtet do ta shkarkonte Jack Smith brenda dy sekondave

Trump thotë se nëse vjen në pushtet do ta shkarkonte Jack Smith brenda dy sekondave

Kandidati për president të SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se do të shkarkonte Këshilltarin Special të Departamentit të Drejtësisë (DOJ), Jack Smith, menjëherë nëse ai zgjidhej për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Smith ka ngritur dy aktakuza federale kundër Trump. “Është kaq e lehtë. Do ta pushoja brenda dy sekondave.

“Ai do të jetë një nga gjërat e para që do të adresohen,” thotë ai ndërsa i drejtohet pyetjes së prezantuesit të radios Hugh Hewitt nëse ai do të falte veten, ka raportuar BBC.

Jack Smith më parë ishte kryeprokuror i Gjykatës Speciale, ku po gjykohet ish-krerët e UÇK-së. Pastaj mori detyrën e hetimit ndaj Donald Trump për një mori akuzash

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova