Trump njofton se do të rrisë tarifat për çelikun e importuar në 50%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se synon të dyfishojë tarifat për çelikun e importuar në 50% për të mbrojtur prodhimin kombëtar.

Duke intensifikuar në këtë mënyrë presionin mbi sektorin e çelikut në shkallë ndërkombëtare dhe duke thelluar luftën tregtare globale që ai ka shpallur.

“Do të vendosim një rritje prej 25%. Ne do të rrisim tarifat për çelikun (e importuar) në Shtetet e Bashkuara nga 25% në 50%, gjë që do të garantojë më tej sigurinë e industrisë së çelikut në Shtetet e Bashkuara”, tha republikani, duke iu drejtuar punëtorëve të US Steel në një fabrikë në Pensilvani.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi