Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se “ndoshta” do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në margjinat e samitit të NATO-s në Hagë.
AFP ka cituar Trumpin duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One
“Po, ndoshta do ta takoj”, tha Trump, duke komentuar mundësinë e takimit me Zelensky në Hagë.
I pyetur se çfarë do t’i thoshte Zelenskyy-t, presidenti i SHBA-së u përgjigj se do ta pyeste se si po shkon.
Ai shtoi se Zelensky ishte në një situatë të vështirë në të cilën nuk duhej ta kishte futur veten.
Në një intervistë me Sky News, Zelensky tha se shpreson të takohet me Trump në Hagë gjatë samitit të NATO-s më 24 dhe 25 qershor, dhe se ekipi i tij dhe ai i Trump po diskutojnë aktualisht kohën e takimit