Trump kërcënon Rusinë me sanksione, thirrje edhe Ukrainës: Uluni në tryezë, para se të jetë vonë. Faleminderit!!!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ai “po shqyrton fuqimisht” vendosjen e sanksioneve bankare, sanksioneve të tjera dhe tarifave ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tha:

“Bazuar në faktin se Rusia po “godet” absolutisht Ukrainën në fushën e betejës tani, unë fuqimisht jam duke konsideruar në masë të madhe sanksione bankare, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare për paqe. Për Rusinë dhe Ukrainën, uluni në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë. Faleminderit!!!”

Tashmë ka sanksione të shumta amerikane ndaj Rusisë. Nuk është e qartë nëse Trump dëshiron të shtrëngojë më tej ato ekzistuese apo të shtojë sanksione të reja.

Kategoritë
BotaLajme