Ministri i Kabinetit të Luftës izraelite, Benny Gantz pritet të njoftojë tërheqjen e partisë së tij të Unitetit Kombëtar nga qeveria e koalicionit, duke vënë në pikëpyetje mbijetesën e qeverisë së udhëhequr nga Benjamin Netanyahu.
Ai njoftoi në mesin e muajit të kaluar se partia që udhëheq do të tërhiqej nga qeveria e koalicionit nëse një plan për menaxhimin e pasluftës të Gazës nuk konsolidohej dhe miratohej deri më 8 qershor, raporton The Times of Israel.
Netanyahu më pas e akuzoi atë se “i dha një ultimatum kryeministrit, në vend të Hamasit” dhe se përmbushja e kërkesave do të nënkuptonte “fundin e luftës dhe humbjen e Izraelit, lirimin e shumicës së pengjeve, largimin e Hamasit në pushtet dhe krijimi i një shteti palestinez”.
Transmetuesi publik izraelit, Khan raportoi të enjten, pa cituar burime, se qeveria amerikane ishte përpjekur të bindte Gantzin të vononte largimin e planifikuar mes përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim në Gaza
Ndryshe, kabineti i luftës izraelite u krijua pas sulmit terrorist të militantëve palestinezë më 7 tetor të vitit të kaluar.