Tre rusë hidhen me parashutë nga stratosfera në Polin e Veriut

Tre rusë vendosën një rekord botëror javën e kaluar duke u hedhur me parashutë nga stratosfera e Tokës në Polin e Veriut. Mikhail Korniyenko, Alexander Lynnik dhe Denis Yefremov u hodhën nga një aeroplan Ilyushin-76 në një lartësi prej 10,500 metrash dhe qëndruan rreth dy minuta e gjysmë në rënie të lirë përpara se të hapnin parashutat e tyre.

Zbritja në tokë është kapur në këtë video spektakolare.

Pavarësisht se mbanin maska ​​të ngrohta të tre patën probleme me lëkurën e fytyrës për shkak edhe të temperaturave shumë të ulwta.

Testimet e ndryshme në në Arktik pritet të marrin një rëndësi më të madhe pasi disa vende duke përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën konkurrojnë atje për burime, rrugë tregtare dhe avantazhe ushtarake.

Kategoritë
BotaLajme