Tmerr në Kanada: Sulmuesi hyri në pub dhe hapi zjarr, 12 persona të plagosur

Policia në Kanada është në kërkim të një sulmuesi të dyshuar pasi të paktën 12 persona u plagosën në një të shtënat para një pub-i në Toronto, njoftuan autoritetet.

Katër persona pësuan lëndime që nuk rrezikojnë jetën pas incidentit në distriktin Scarborough, në lindje të qendrës së Torontos, bëri të ditur policia. Shkalla e lëndimeve të viktimave të tjera mbetet e panjohur.

I dyshuari është ende në arrati, njoftoi policia.

Policia e Torontos raportoi se i dyshuari “mbante një maskë të zezë” dhe është parë “duke ikur me një makinë ngjyrë argjendi”, duke qenë ende i lirë.

Kryetarja e bashkisë së Torontos deklaroi se po mobilizohen “të gjitha burimet e nevojshme” pas të shtënave.

“Jam thellësisht e shqetësuar për raportimet mbi të shtënat në një pub në Scarborough”, shkroi Olivia Chow në një postim në platformën X.

Ajo theksoi se është siguruar nga shefi i policisë së qytetit se “të gjitha burimet e nevojshme janë angazhuar” dhe se hetimi mbi incidentin po vazhdon.

“Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre”, tha kryetarja e bashkisë.

Kategoritë
BotaLajme