Testimi i Inteligjencës për rekrutët e FSK-së fillon me 18 mars

Më 18 mars fillon testimi i Inteligjencës për dhe Njohurive të Përgjithshme për rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës.

Ministria ka bërë të ditur se testimi do të mbahet në 5 kazerma të qyteteve të ndryshme.

“Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se Bordi Përzgjedhës ka vendosur që testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme të mbahet me datë 18.03.2021 dhe 19.03.2021 në pesë (5) kazermat e FSK-së si në vijim; Kazerma ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, Kazerma ‘Skënderbeu’ në Ferizaj, Kazerma ‘Ushtarët e Nato-së’ në Istog, Kazerma ‘Minatori’ në Mitrovicë, Kazerma ‘New Born’ në Gjilan”, thuhet në njoftim për media.

Në ditën e testimit kandidatët duhet të kenë vete fletë dëshminë e aplikimit (numri unifikues personal), letërnjoftimin ose pasaportën si dokument identifikimi.

Po ashtu, Ministria ka kërkuar që kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës së orarit të publikuar; kandidatët duhet të kenë maska mbrojtëse kundër COVID 19 si dhe kandidatëve gjatë testimit nuk ju lejohen telefonat, orët e mençura, kalkulatorët dhe çdo pajisje tjetër digjitale.

Kategoritë
LajmeVendi