– Të paktën 15 nxënës humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një transformatori në Shkollën e Mesme “Barthelemy Boganda” në Bangui, kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore
Të paktën 15 nxënës humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një transformatori në Shkollën e Mesme “Barthelemy Boganda” në Bangui, kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, transmeton Anadolu.
Sipas mediave lokale, në shkollë u përjetua panik bashkë me shpërthimin e transformatorit elektrik.
Në kohën e incidentit në objekt ndodheshin rreth 5.300 nxënës që po përgatiteshin për provimin e pranimit në universitet dhe se trazira që u shënua si pasojë e panikut shkaktoi humbje të jetëve.
Autoritetet njoftuan se të paktën 15 nxënës humbën jetën dhe se shumë njerëz të tjerë u plagosën.
Të plagosurit u transferuan në spitalet përreth dhe lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim.
Ndërkohë vihet në dukje se hetimet e detajuara për shkakun e shpërthimit janë duke vazhduar.