Sulmi në Ibër-Lepenc: Kthehen reduktimet e ujit në tri komuna

Kompania e ujësjellësit e rajonit të Mitrovicës, KRU Mitrovica, njoftoi të mërkurën se do të zbatojë reduktime në furnizimin me ujë për konsumatorët e saj në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj, si rezultat i pasojave që shkaktuan dëmet nga sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit javën e kaluar.

Ajo tha se banorët e qytetit të Mitrovicës së Jugut do të përballen me mungesë uji nga ora 18:00 deri në orën 06:00, ndërsa fshatrat e kësaj komune nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Kategoritë
BotaLajme