‘Subvencionet 3’: Katër të akuzuarit dënohen me 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë

Prishtinë-Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka dënuar më 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë të akuzuarit Halit Avdijaj, Bejtush Gashi, Arbër Avdijaj dhe Sadush Kabashi, në rastin “Subvencionet 3”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve të lartcekur u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatës, në rast se i njëjti nuk ka mundësi ta paguajë dënimin e gjobë i njëjti mund t’i zëvendësohet me dënim me burgim, duke iu llogaritur 20 euro për një ditë burgim.

Po ashtu nëse i akuzuari pajtohet edhe dënimi me burgim prej 6 muajsh mund t’i zëvendësohet me dënim me gjobë.

Po ashtu të akuzuarit Avdijaj i përcaktohet dënimin plotësues, ashtu që i njëjti obligohet të bëjë kompensimin e dëmit buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë 63 mijë e 198 euro.

Kurse Sadush Kabashi për veprën penale “Dhënie ryshfeti” dënohet me 6 muaj burgim dhe 1 mujë euro gjobë.

Po ashtu të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe me pëlqimin e tij dënimi i shqiptuar me burgim mund t’i zëvendësohet dënim me gjobë.

Të akuzuarit obligohen të që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 100 euro secili veç e veç si dhe shpenzimet në emër të fondit për kompensimin e viktimave 100 euro secili veç e veç.

barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në seancën e 6 shtatorit 2023, të akuzuarit tjerë në këtë rast: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Veton Prekazi, Salih Statovci, Afrim Abazaj e Kumrije Maxharraj janë deklaruar të pafajshëm.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi