Studenti Borivoje Laziq në një intervistë në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin në T7 ka thënë se po vazhdojnë protestat masive në Beograd dhe si rrjedhojë edhe bllokadat.
“Tani janë në zhvillim bllokadat në një nga udhëkryqet më të rëndësishme në Beograd. Bllokada zgjatë 24 orë deri nesër në ora 10:00 unë nuk jam tani në bllokadë do jem pas intervistës, janë shumë student por jo vetëm studentët, janë edhe aktorët, këngëtarët dhe shumë njerëz të rëndësishëm aktualisht” ka thënë Laziq
Ai tha se studentët tashmë po kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre.
“Ata po kërkojnë tashmë plotësimin e kërkesave të tyre. Nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike, me opozitën vetëm kërkojnë që atë që po duan të realizohet. Tani për tani shteti është duke heshtur vetëm disa kanë deklaruar për protestat si presidenti dhe deputetët e Kuvendit. Studentët kanë kërkuar nga Gjykata që të veprojë në mënyrë demokratike” ka shtuar studenti.
Policia rrugore siguroi të hënën bllokadën e studentëve për të ndihmuar në shmangien e ndonjë incident.